Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 13:01

'Mos e kruaj as kur të kruhet', Vëllezërit Lleshi me këngë për Koronavirusin

Deri më tani në Shqipëri numërohen 33 të prekur nga Koronavirusi. Qeveria ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe të larta sigurie. Në këto ditë të vështira për popullin shqiptar, dhe jo vetëm, kur të gjithë kanë nevojë më shumë se kurrë për pak humor, grupi i këngëtarëve popullorë Vëllezërit Lleshi kanë realizuar një këngë humoristike të titulluar "Coronavirusi".

"Na ka ardh virus korona s'po na len në hallet tona

Merrni vesh ç'a ju them unë lani duart me sapun

Mos me ç'u dorën kur s'duhet

Mos me kruajt as kur të kruhet

Sa ka ardh virus korona Dasëm bojnë farmacitë Rrisin çmimet për 1 dedik

Maska gjen vetëm me mik", këndojnë mes të tjerash vëllezërit Lleshi.