Shqipëria ka marrë dhe po merr masa të larta sigurie për parandalimin e Koronavirusit. Masa e rradhës është mbyllja e përkohshme e kufirit Kosovën.
Kufiri do të mbyllet deri me datë 15 Mars dhe kjo masë është bërë pasi u shënun 33 raste të prekura me Koronavirus. Në kufi do të kalojnë vetëm automjetet qeveritare dhe ato të shëndetësisë. Kujtojmë se në Kosovë deri më tani nuk ka asnjë rast me Koronavirus.
”Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë apo ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ato të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datën 15 mars, 2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.
Burimi: "tvklan.al"
