Për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit, qeveria ka marrë masa të menjëhershme. Qarkullimi i automjeteve në vend është ndaluar dhe është kërkuar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, deri në një përmirësim të situatës.
Pavarësisht rregullava të ndërmarra, nuk kanë munguar persona që i kanë shkelur. Policia e Durrësit ka shoqëruar 5 persona që nuk e kanë respektuar vendimin. Sipas vendimit të qeverisë, çdo kush që nuk zbaton rregullat e vetë-izolimit do të gjobitet me 5000 euro gjobë.
