Nga Shqipëria / E Premte 13 Mars 2020, 09:09

Shkencëtarët japin lajmin e mirë: Ja kur del vaksina për Koronavirusin

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës, duke shkaktuar një numër të madh të prekurish e viktimash. Prej kohësh shkencëtarët po punojnë për gjetjen e një kure.

Ministri izraelit i Shkencës dhe Teknologjisë, Ofir Akunis, ka bërë me dije se shkencëtarët izraelitë janë në prag të zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit.

Akunis është shprehur se vaksina mund të jetë e gatshme brenda disa javësh dhe në dispozicion për përdorim brenda 90 ditësh, nëse gjithçka shkon siç duhet.

Pas analizimit të ADN-së së koronavirusit shkencëtarët zbuluan se ka ngjashmëri të lartë gjenetike me virusin e shpendëve.

Burimi: "Daily Mail"