Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 23:11

Pornhub u jep italianëve shërbim falas premium gjatë izolimit ndaj Koronavirusit

Faqja "Pornhub" u ka dhënë italianëve akses falas në “Premium” gjatë karantinës së Koronavirusit. Miliona italianë janë mbyllur në shtëpi pas rasteve të shumta të të prekurve me koronavirus në këtë vend.

Pornhub po shpreson që italianët të kenë diçka më ndryshe në mendje. Kështu po ofron shërbimin e tij premium falas për ata në Itali gjatë muajit Mars, raporton The Next Web. Shërbimi është pa karta krediti, italianët thjesht mund të klikojnë dhe të shikojnë.

Një pjesë e të ardhurave nga Modelhub, shpërndarësja e videove të Pornhub, do të dhurohen në spitalet lokale, thotë Next Web.

Burimi: top-channel.tv