Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 23:11

Heronjtë e heshtur/ 'Të gjithë bashkë do ja dalim', mesazhi i mjekëve dhe infermierëve të Infektivit

Mjekët, infermierët, sanitaret e spitalit ‘Infektiv’ janë padyshim heronjtë e heshtur të këtyre ditëve që po kalon vendi, në luftë me Koronavirusin. Të veshur me veshjet e specializuara dhe në krye të detyrës, ata kanë një mesazh për të gjithë shqiptarët: Bashkë do t'ja dalim.

"Per te gjithe ju qe na shihni cuditshem kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv, te kthyer ne karantin tashme. Jemi ne infermieret, mjeket, sanitaret ato qe kemi qene gjithmon ne sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jone. Por ne jemi serisht te njejtet vecse ne nje mision te veshtire qe te gjithe ju sdo e kuptoni! Ne jemi me te rrezikuarit nga te gjithe, ne rrezik eshte dhe familja jone ndaj Ju lutem mos na shihni cuditshem e mos na pyesin si ja dalim! Se ne te gjithe bashke ja dalim dhe te gjithe bashke do dalim shendoshe e mir nga ky mision! Me mbeshtetjen e madhe te shefes sone prof. Najada Çomo do ja dalim jam e bindur per kete! Ju lutem ju qendroni ne shtepi! Ama ne nuk mundemi! Lutem per stafin tim, per Kliniken e pare te spitalit infektivit!"