Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 22:10

Rama: Ja pse nuk e bëj testin e Koronavirusit

Përmes një videoje live, kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve e një prej tyre e pyet nëse ka mundësi të shtohet kapaciteti për realizimin e teste. Kryeministri u përgjigj se nuk bëhen teste koronavirusi për qejf, nëse nuk ke shqetësime.

Rama tha se edhe ai vetë nuk do ta bëjë testin, duke qenë se nuk ndjen shqetësime.

"Nuk bëhen teste për qejf. 'Hajd ta provoj njëherë testin' është gabim, nuk bëhet. Janë shpenzim, janë të panevojshme në rast se nuk ke shqetësime nuk ke pse ta bësh testin. Është një grip i pazakonshëm, për shkak se nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si çdo grip tjetër. Për shembull unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndjej asgjë, por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët"