Kryeministri Rama mbrëmjen e sotme në një komunikim live në Facebook ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mos dynden për të blerë bukë, pasi ushqimoret, farmacite dhe furrat e bukës do të jenë të hapura.
Ndër të tjera Rama u shpreh se ecja në këmbë nuk do të ndalohet, por nuk do të lejohet grumbullimi në kodrat e liqenit.
"Do të pezullohen të gjithë aktivitetet brenda qendra qendrave tregtare, dyqane rrobash, parfumesh dhe lodrash do të mbyllen të gjitha ndërsa çdo strukturë për ushqimet do të jetë i hapur. Nuk është e nevojshme që të shkojmë të marrim me radhë furrat e bukës dhe të blejmë bukë e ta mbajmë në shtëpi pasi për bukë dhe medikamente shëndetsore do të jetë gjithmonë e mundur lëvizja"
"Të gjithë llojet e automjeteve që transportojnë ushqime dhe çdo shërbim që folëm më lart do të jenë të lirshëm mjafton që të kenë udhëzimin me vete ku është lista e dërguar me email nga administratori dhe policia rrugore"
"Ecja në këmbë nuk do të pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup dhe nuk është e këshillueshme që familje të tëra të ngrihen dhe të shkojnë tek kodrat e liqenit"
Sa i përket fluturimeve, Rama tha se do të vazhdojnë me të gjitha shtetet përveç Italisë dhe Amerikës e cila ka anuluar udhëtimet me Europën.
