Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau është vetëizoluar pasi bashkëshortja e tij ka shfaqur simptoma të virusit. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij, raporton BBC teksa bëhet e ditur se çifti kryeministror është vetëizoluar në shtëpinë e tyre deri sa të dalin rezultatet e testeve.

Bashkëshortja e Kryeministrit kanadez, Sophie Gregoire-Trudeau shfaqi simptoma të lehta të sëmundjes, pasi kishte marrë pjesë në një ceremoni në Londër.
Trudeau nuk ka shfaqur asnjë simptomë. Në deklaratën e zyrës së Kryeministrit të Kanadasë thuhet se ai po vazhdon angazhimet, por nga shtëpia ndërsa mjekët po mbajnë nën vëzhgim shëndetin e tij.

