Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 19:07

Firmoset vendimi: Ja sa shkolla e godina studentësh do të rindërtohen

Kryeministri Rama njofton se është firmosur vendimi për financimin e parë të programit të rindërtimit për arsimin. Në postimin e tij, Rama bën të ditur se do të rindërtohen 59 shkolla të reja, godinat e reja të të gjithë konvikteve të Universitetit Bujqësor dhe 4 godina të reja konviktesh në Qytetin Studenti.

"Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimi

59 SHKOLLA TË REJA

GODINAT E REJA TË TË GJITHË KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR

4 GODINA TË REJA KONVIKTESH NË QYTETIN STUDENTI

"Koronavirusi nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit"