Kryeministri Rama njofton se është firmosur vendimi për financimin e parë të programit të rindërtimit për arsimin. Në postimin e tij, Rama bën të ditur se do të rindërtohen 59 shkolla të reja, godinat e reja të të gjithë konvikteve të Universitetit Bujqësor dhe 4 godina të reja konviktesh në Qytetin Studenti.
"Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimi
59 SHKOLLA TË REJA
GODINAT E REJA TË TË GJITHË KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR
4 GODINA TË REJA KONVIKTESH NË QYTETIN STUDENTI
"Koronavirusi nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit"


