Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 18:06

Qytetarët nuk zbatojnë rregullat: Ç'e do maskën, s'do rrimë në shtëpi ne

Edhe pse autoritetet, mjekët po bëjnë thirrje që të gjithë qytetarët të izolohen në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit, qytetarët nuk i zbatojnë rregullat. "Top Channel" ka bërë një vëzhgim në zonën e liqenit dhe aty qindra qytetarë kishin dalë në shëtitje. Madje disa nuk kishin vendosur as maska.

Një zonjë shprehet: "Jam e mbrojtur në këtë ajër të pastër në diell, këshillohet të rrish në diell pasi të bën mirë. Në shtëpi pse të rri unë kur ka mundësi të dal nga liqeni".

Ndërsa një zotëri përgjigjet: "Po ç'e do? Ça të mbron maska?"