Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 18:06

Policia ndalon 150 qytetarë: Vetëizolohuni për 15 ditë, ndryshe 5 mijë euro gjobë

Efektivët e policisë janë duke ushtruar procedura kontrolli në 70 pika të ndryshme në qytetet Tiranë, Durrës, Fier,Vlorë, Lushnje Shkodër, Lezhës dhe Elbasanit.

Një regjistër i veçantë është ngritur për të evidentuar të gjithë shtetasit të huaj apo shqiptarë të cilët prej 27 shkurtit kanë mbërritur në Shqipëri kryesisht nga Italia apo Greqia.

Nëse drejtuesit e mjeteve konfirmojnë se kanë mbërritur nga zona të kuqe të prekura nga koronavirus, efektivët e Policisë së Shtetit marrin gjeneralitete dhe i kërkojnë qytetarëve të vetëizolohen për një periudhë 15 ditore.

Vetëm paraditen e të enjtes, më shumë se 150 qytetarëve iu kërkua nga efektivët të vetëizolohen, duke i njohur edhe me sanksionet e vendosura për çdo rast nëse do të konstatohen thyerje të këtij urdhëri. 5 mijë euro është masa e gjobës e përcaktuar nga qeveria për të gjithë qytetarët që nuk pranojnë të vetëizolohen, ndërkohë që në një databazë të veçantë në Policinë e Shtetit qytetarët e ndaluar telefonohen në mënyrë të vazhdueshme duke konstatuar shenja të munshme me COVID-19.

Burimi: abcnews.al