Koronavirusi ka prekur edhe ministres spanjole për Barazinë Gjinore, Irene Montero. Qeveria e kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, njoftoi sot se ministrja rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin.
Në deklaratë u tha se “të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen” përfshirë kryeministrin Sanchez. Ministrja është në gjendje të mirë dhe ka deklaruar se do të qëndrojë në shtëpi deri sa t’i rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.
“Bashkëshorti i saj, udhëheqësi i partisë radikale të majtë dhe zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, janë në karantinë”, tha qeveria në deklaratë.
"Dje vura re simptoma. Bëra testin për Covid-19 dhe kam dalë pozitive. Do të qëndroj në shtëpi me familjen time dhe do ta kryej punën time nga shtëpia derisa të thonë autoritetet shëndetësore. Ndihem mirë", tha ministrja.

