Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 14:02

'T'ju shërojë Ronaldo'/ Plas debati në Itali: I jepni 1 mln euro futbollistëve dhe mjekëve 1300 euro

Italia deri më tani është zona e kuqe e cila po përjeton situatën më të vështirë të koronavirusit me një numër të madh të infektuarish. Mjekët po luftojnë për të shpëtuar pacientët e veten e tyre dhe kjo situatë ka ngjallur edhe debate. 

Po bën xhiron e rrjetit sot postimi i një fizioterapisteje italiane, Valery Cambiaghi. Kjo e fundit në postimin e saj në rrjete sociale kërkon vlerësim për mjekët në Itali dhe krahason sa pak paguhen ata në krahasim me futbollistët.

"Ju jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani t’iu shërojë Ronaldo", shkruan Valery Cambiaghi.