Ylli i Juventusit, futbollisti Cristiano Ronaldo është futur në karantinë pasi ka patur kontakt me Daniele Rugani. Ky i fundit iu nënshtrua analizave dhe rezultoi pozitiv me koronavirus.
Vetë klubi i Juventusit konfirmoi rastin dhe bënë të ditur se të gjithë personat që kanë patur kontakt me Danielen do të izolohen.
Mediat e huaja shkruajnë se Ronaldo ndodhet tani në karantinë, për të shmangur përhapjen e virusit.
Ronaldo dhe Rugani së fundmi ishin bashkë me ekipin në të njëjtën dhomë të zhveshjes.

