Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 10:10

Koronavirusi/ 500 punonjës të fasonerisë në Tiranë në protestë

Një numër i madh punonjësish të një fasonerie në zonën e autostradës kanë dalë në protestë. Ata kërkojnë që kompania t’u ofrojë masa mbrojtëse gjatë punës ose t’i dërgojnë në shtëpi pasi i tremben përhapjes së koronavirusit.

Gazetarja Erblina Mile raporton për "abcnews.al" se 500 punonjës sot në mëngjes nuk kanë pranuar të futen në ambientet e punës për shkak të frikës nga koronavirusi.

Ata shprehen se administratori u ka thënë se nëse marrin dy javë pushim, kjo kohë nuk do t’u paguhet.

Gjatë protestës, në vend ka ardhur edhe policia e cila ka kërkuar shpërndarjen për shkak të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.