Është shënuar viktima e parë në Greqi nga koronavirusi. Viktima është një i moshuar 66-vjeçar i cili prej disa ditësh ishte prekur nga Covid-19. 66-vjeçari ishte shkruar në spitalin Rio, afër qytetit të Patras, që në 2 mars.
Ai ishte kthyer nga një pelegrinazh fetar në Izrael dhe Egjipt në fund të shkurtit.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se viktima kishte probleme të tjera shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Kujtojmë se numri i të prekurve nga koronavirusi deri më tani në Greqi ka shkuar në 99 dhe një pjesë e tyre kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

