Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë diagnostikuar me koronavirus gjatë xhirimeve në Australi. Lajmin e bëri të ditur aktori 63-vjeçar me një postim në Instagram ku shkruan se ai dhe Rita dolën pozitiv me Koronavirus.

"Përshëndetje miq. Rita dhe unë jemi në australi. Ndiheshim pak të lodhur, sikur ishim ftohur dhe kishim ethe. U testuam për Koronavirus dhe dolëm pozitiv. Epo ç'të bëjmë tani? Duhet të ndjekim disa rregulla. Ne do testohemi, do vëzhgohemi dhe do izolohemi derisa të gjithë të jenë të sigurtë. Do t'ju mbajmë të informuar. Kujdesuni për veten", shkruan aktori.

Kryeministrja e Queensland, Annastacia Palaszczuk tha se zyrtarët shëndetësorë do të bëjnë gjurmimet për të përcaktuar se kush ka qenë në kontakt të ngushtë me Hanks dhe Wilson.
Së fundmi Hanks kishte bërë edhe foto me fansat.

