Nga Shqipëria / E Enjte 12 Mars 2020, 00:12

Futbollisti i Juventusit rezulton pozitiv me Koronavirus

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, ka rezultuar pozitiv për Koronavirusin dhe aktualisht është asimptomatik. Në një deklaratë për shtyp Juventusi ka bërë me dije se klubi i futbollit Juventus po aktivizion proçedurat e izolimit të kërkuara me ligj.

"Klubi i Futbollit Juventus aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë regjistrimin e atyre që kanë pasur kontakte me të”, ka njoftuar Juventusi.

Burimi: "Yahoo.com"