Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë një lidhje live në emisionin "Opinion" ka treguar se janë bërë mbi 10 mijë telefonata këtë të mëkurë drejt urgjencës dhe u janë përgjigjur vetëm 3456 rasteve të tilla, pasi qytetarët kur shohin që telefoni është i zënë e mbyllin. Ai iu bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në linjë nëse numri del i zënë sepse ka shumë fluks.
Po ashtu Brataj ka treguar se në Tiranë ndodhen 9 ambulanca për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve ndërsa në gjithë Shqipërinë 127 të tilla. "Janë 9 ambulanca. Ne marrim telefonata për gjitha Shqipërinë dhe në të gjithë Shqipërinë janë 127 ambulanca", u shpreh ai.
