Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 23:11

'Qytetarë qëndroni në shtëpi', autoritetet apel me altoparlant në Tiranë

"Të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi, evitoni vendet me shumë njerëz dhe lani duart sa më shpesh", është thirrja që dëgjohet sot në rrugët e kryeqytetit. Kjo është forma që ka gjetur Bashkia e Tiranës për të sensibilizuar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet sa më shumë përhapja e koronavirusit Covid-19.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në faqjen e tij zyrtare në Facebook një video ku shihet sesi një makinë e bashkisë parakalon në një nga rrugët e kryeqytetit dhe me altoparlant i bën thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet dhe të lajnë duart.

"Ndjesë për zhurmën sonte, por për sa kohë që ka ende njerëz që thonë "s'ka ç'më bën virusi" do përdorim çdo mjet të mundshëm sensibilizimi!", shkruan Veliaj.