Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 22:10

'Na plasi, nuk bëhet qejfi duke ndjenjur në shtëpi', të rinjtë të papërgjegjshëm ndaj Koronavirusit

Të rinjtë duket se po tregohen moskokëçarës para rrezikut të Koronavirusit. Teksa shumë njerëz kanë anuluar udhëtimet nga frika e përhapjes së Covid-19, "NBC News" tregon se të rinjtë në SHBA po përfitojnë nga çmimet e ulta të biletave. 

Henkel, 20 vjeç nga Kalifornia ka prerë bileta për të udhëtuar në tre shtete dhe siç shprehet "Nuk i plas fare për virusin".

"Edhe sikur Koronavirusi të bëhet më serioz, unë do jem duke udhëtuar. Nuk bëhet qejf duke ndjenjur në shtëpi të shqetësuar", tha e reja.

Madje në rrjete sociale të rinjtë po publikojnë edhe video ku shkruajnë se i rrezikojnë të gjitha për një udhëtim duke u treguar të papërgjegjshëm.