Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 21:09

Koronavirusi në Shqipëri/ Shtyhen datat e transmetimit të filmit 'I love Tropoja'

Ermal Mamaqi ka njoftuar se datat për të parë filmin shumë të pëlqyer nga publiku "I love Tropoja" në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, janë shtyrë deri në njoftim të dytë. Shkak është bërë përhapja e Koronavirusit dhe situata alarmante në vend.

Koronavirusi është përhapur me ritme të shpejta në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Deri më tani janë konfirmuar 15 raste të prekura dhe qeveria ka marrë masa të menjëhershme mbrojtëse. Janë mbyllur lokalet, restorantet, palestrat, klubet, shkollat, kinematë etj.