1.Pas shpërthimit të koronavirusit Covid-19 në Kinë, në rrjet u publikuan lloj-lloj teorish që aludonin se ky virus ishte parashikuar në libra e filma. Fillimisht u tha se koronavirusi është parashikuar nga filmi vizatimor "The simpsons", më pas u tha se virusi është parashikuar edhe në filmin “Contagion”, i vitit 2011 në të cilin një virus vret me shpejtësi miliona persona në mbarë botën. Gjithashtu u përmend edhe një libër "The eye of Darkness" i vitit 1981 i autorit Dean Koontz. Në libër shkruhej se në Wuhan do të shpërthente një virus vdekjepururës i krijuar në laborator. Megjithatë, vepra e Dean Koontz i pershkruan simptomat e këtij virusi ndryshe nga Covid-19. Pas të gjithë këtyre parashikimeve, e drejtë është të dyshohet se ky virus është parashikuar, por asgjë nga të mësipërmet nuk është e vërtetë. Dhe as nuk do të thotë se qëndron ndonjë komplot pas Covid-19.

Koronaviruset janë zbuluar që në vitet '60. Covid-19 është një lloj koronavirusi që u shfaq së fundmi. Pra duke qenë se bota prej 60 vitesh është përballur me koronaviruse si SARS apo MERS, është normale që koronavirusi të përmendet në libra, filma dhe seriale.
2.Koronavirusi po krahasohet me gripin, por në fakt vetë koronavirusi nuk është grip. Në fakt janë dy viruse të ndryshëm. Për shkak te simptomave te tyre të njëjta, koronavirusi do të ngatërrohej lehtë me një grip të stinës. Covid-19 dhe gripi janë të dy viruse ngjitëse që shkaktojnë probleme në frymëmarrje.

3.Koronavirusi zë vetëm të moshuarit dhe jo fëmijët ose të rinjtë. Ky është një tjetër informacion i gabuar. Po, është e vërtetë që Koronavirusi është më i rrezikshëm për të moshuarit, por BBC shkruan se Koronavirusi kap edhe fëmijët dhe të rinjtë. Ekzistojnë informacione shumë të pakta për simptomat e Covid-19 te fëmijët, por janë të buta si ethe, hundë dhe një kollë e lehtë. Por në përgjithësi virusi duket se është më i butë te fëmijët. Virusi nuk përjashton as të rinjtë e moshat e tjera. "Shumica e të rinjve që preken nga virusi sëmuren. Por në këtë mënyrë duke patur virus, ju ia transmetoni edhe njerëzve që janë më të rrezikuar sesa ju. Ja pse është kaq e rëndësishme të qëndroni në shtëpi", shkruan revista amerikane "The Verge". Pavarësisht kësaj të rinjtë duket se e kanë marrë lehtshëm situatën. "NBC News" tregon sesi të rinjtë po përfitojnë nga biletat e lira në SHBA për të shkuar me udhëtime. "Më plasi. Edhe sikur Koronavirusi të bëhet më serioz, unë do jem duke udhëtuar. Nuk bëhet qejf duke ndjenjur në shtëpi të shqetësuar", tha një studente. Në këtë mënyrë të rinjtë po tregohen të papërgjegjshëm duke harruar se vërtet ata mund të shpëtojnë nga virusi, por nëse ia transmetojnë prindërve, gjyshërve, të afërmve, komshive, do të ishte akoma me më shumë rrezik për këta të fundit.

