Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 21:09

Bashkia Tiranë merr vendimin: Ndërpritet transporti urban

Përhapja e Koronavirusit në vendin tonë, ka bërë që të merren masa të menjëhershme mbrojtëse dhe parandaluese. Duke filluar nga nesër, Bashkia e Tiranës ka vendosur të pezullojë transportin urban në kryeqytet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur urdhrin për pezullimin e transportit.

Vendimi i plotë
Bashkia e Tiranes në kuadër të marrjes së masave për të mundesuar moslejimin e perhapjes se virusit COVID-19, njofton qytetaret se duke filluar nga data 12 mars deri ne nje afat te pacaktuar pezullohet:

1. sherbimi i transportit qytetes (linjat brenda qytetit te Tiranes),

2. sherbimi i transportit rrethqytetes (linjat qe lidhin qytetin e Tiranes me ish njesite administrative/Komunat)

3. sherbimi i transportit nderqytetes ushqyes (linjat qe lidhin Bashkine e Tiranes me Bashkine e Kamzes dhe Bashkine e Vores

Burimi: "Shqiptarja.com"