Aktori, producenti dhe moderatori Ermal Mamaqi ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një video-mesazh për popullin, në këto ditë të vështira pas përhapjes së Koronavirusit në vendin tonë. Po ashtu ai ka theksuar dy gabimet që sipas tij ka bërë Italia dhe vendet e tjera, dhe që nuk duhet t'i përsërisë vendi ynë.
"Miq dua t'iu kërkoj një nder që deri diku është një detyrim qytetar që e kemi të gjithë ne. Duhet të respektojmë rregullat, të mos shkojmë në vende të populluara, duhet të mbani higjienën personale. Lani duart vazhdimisht, mos prekni gjëra, mos lëpini gjëra. Sipas asaj që mendoj unë, dy janë gabimet e mëdha që bëri Italia, ndoshta dhe popujt e tjerë që nuk e administuan mirë këtë rrezik. Gabimi i parê është që e neglizhuan problemin e morën shumë lehtë, nuk respektuan rregullat, atë që thonin mjekët. Dhe e dyta që është për mua shumë e rëndësishme, u fokusuan te e keqja, u fokusuan te negativja. Ajo që po iu kërkoj është që ne të ndërgjegjësohemi, të respektojmë rregullat dhe të fokusohemi te e mira. Mendoni sa më pozitivisht njerëz, sepse do tërheqim e energji pozitive dhe gjërat do bëhen shumë mirë", shprehet mes të tjerash Ermali.
