Ditën e sotme presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është kollitur shumë gjatë një konference për mediat. Kollitja e tij zgjati për më shumë se dhjetë sekonda por ai sqaroi më pas se kjo kishte ndodhur ngaqë kishte pirë ujë.
“Unë vetëm u kollita, nuk është për t'u shqetësuar, nuk është Koronavirusi, thjesht piva ujë. E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një Koronavirus, por nuk është”, u shpreh ai para mediave.
