Ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur përfundimisht përhapjen e Koronavirusit si pandemi.
Më shumë se 112 mijë njerëz nga mbarë bota janë infektuar me Koronavirus, i cili mund të shkaktojë pneumoni, dhe kanë vdekur rreth 4 mijë persona. Ndonëse numri i rasteve të reja që po diagnostifikohen në Kinë po bie, ky numër po rritet në vende të tjera të botës, veçanërisht në Evropë dhe Iran.
Kriteret bazë te pandemisë janë: transmetimi nga një person në një person tjetër, përhapja në mbarë botën dhe shfaq sëmundje që mund të shkaktojnë dhe sëmundje të tjera ose vdekje.
Burimi: "Daily Mail"
