Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 17:05

Masa ekstreme: 20 milion gjobë nëse nuk mbyllen këto biznese

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbajtur së fundmi një deklaratë për mediat. Ajo ka bërë me dije se qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitet situatën e krijuar në vend nga Koronavirusi dhe për këtë arsye qeveria ka vendosur të marrë masa të reja, ku përfshihen dhe gjobat.

Qytetarët që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk vetë karantinohen, do të paguajnë një gjobë prej 5000 euro. Ndërkohë baret, klubet dhe restoranten që nuk zbatojnë urdhrin e mbylljes, do të paguajnë një gjobë prej 20 milionë lekësh.

"1 Mbylljen deri në një njoftim të dytë të të gjitha bareve në Tiranë dhe Durrës.

2. Caktimin e një gjobe në masën 5000 euro për qytetarët që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin për vetë karnatinimin e detyrueshëm.

3.Caktimin e një gjobe në masën 20 milion lek për baret klubet restorantet nëse nuk zbatojnë urdhrin deri në njoftim të dytë", u shpreh ministrja.