Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 17:05

Çfarë do ndodhë me Call Center-at, vendimi i ri i qeverisë

Pas përhapjes së Koronavirusit në vendin tonë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat, ka treguar se ç'do të ndodhë me Call Center-at. Ajo ka treguar se Call Center-at nuk të mbyllen por do të vendoset një distancë prej 1.5 m mes punonjësëve në mënyrë që të shmanget përhapja e COVID-19.

Po ashtu ka bërë me dije se personeli në Call Center-a do të reduktohet në maksimum. Këto masa të ndërmarra bëhen me qëllim sigurinë e qytetarëve.