Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 16:04

Pas viktimës së parë nga Koronavirusi, spitali i Durrësit kthehet në karantinë

Spitali i Durrësit, ku ndërroi jetë nga Koronavirusi 73 vjeçarja, është kthyer në karantinë. Policia ka rrethuar të gjithë spitalin me shirit dhe rreth tij ndodhen forca të shumta policie për të larguar personat e pautorizuar.

Kthimi i spitalit në karantinë është bërë me qëllim për të përballuar krizën e shkaktuar nga Koronavirusi. Kujtojmë se 73 vjeçarja që vdiq në këtë spital shënoi viktimën e parë në Shqipëri. Ajo vdiq nga komplikacionet e shumta që i ishin shfaqur.