Ditën e sotme ka humbur jetën Roberto Stella, kreu i urdhërit të mjekëve italiane të provincës së Vareses. 67 vjeçari ishte një nga dy mjekët e infektuar me Koronavirus në qendrën mjekësore "Bustio Arsizio".
Ai kishte një javë që po kurohej në terapi intensive dhe vdiq si pasojë e mungesës së frymëmarrjes.
“Unë dua të shpreh ngushëllimet e mia për vd ekjen e Roberto Stella. Ai ishte një mjek dhe një pikë referimi për shëndetin italian. Është një ditë jashtëzakonisht e trishtuar! Koronavirusi mori brenda pak ditësh një mik, një koleg, një president gjithmonë të gatshëm të sakrifikojë veten për të tjerët, pacientët e tij, për të gjithë mjekët dhe dentistët që ai i mësonte. Për fat të keq erdhën lajmet që ne kishim frikë dhe se askush nuk do të kishte dashur të dëgjonte: Roberto Stella, i cili ishte shtruar në spital për disa ditë në kujdes intensiv, nuk ia arriti t’ia dalë “, tha Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
