Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 14:02

Mbyllen bizneset por çfarë do të ndodhë me qeratë, taksat dhe sigurimet që paguajnë?

Që prej mbrëmjes së djeshme, pas direktivave të dhëna nga shteti, janë mbyllur shumica e bizneseve si bare, restorante, lokale nate, palestra, bilardo, e shumë të tjerë. Kjo masë është marrë për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit Covid-19 dhe njerëzit janë këshilluar të rrinë në shtëpi. Mirëpo një tjetër problem shtrohet pas mbylljes së bizneseve. 

Në faqjen zyrtare në Facebook të kryeministrit Rama, njerëzit komentojnë dhe sugjerojnë që gjatë periudhës ku njerëzit dhe bizneset do rrinë mbyllur, shteti duhet të heqë taksat, sigurimet, si dhe të ndërhyhet për qeratë e bizneseve. 

Pronarët e biznezeve mendojnë se më rast se qeveria nuk merr masa dhe për bizneset, pasi të mbarojë epidemia e koronavirusit, rrezikohet që shumë biznese të dështojnë dhe si rrjedhojë papunësia të rritet. Për këtë arsye, bizneset presin që qeveria të marrë masa edhe në këtë drejtim.