Kryeministri Rama përmes një videoje live në Facebook ka bërë thirrje të zbatohen masat për parandalimin e koronavirusit. Rama ka njoftuar se do të bëhen kontrolle për të gjithë ata që janë kthyer nga zonat e kuqe. Këta persona duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë ose do të gjobiten me 5 mijë euro.
“Ata që kanë ardhur nga Italia apo Greqia, por edhe zona të tjera të prekura, të vetëkarantinohen për 14 ditë. Sot Policia dhe Ushtria do të dalë në rrugë që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do të verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia, apo Greqia, në 14 ditët e fundit, dhe nga nesër kush do të kapet në rrugë, ata që nuk lejohen të dalin, do të gjobiten me 5 mijë euro. Dhe madje do të ndalohet të largohet nesër në Itali, pas ikjes së epidemisë nëse s'do të ketë paguar gjobën”, u shpreh Rama.
