Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 13:01

Vetëkarantinohen mjekët që i shërbyen 73-vjeçares me koronavirus në Durrës

Të gjithë mjekët dhe infermierët të cilët janë kujdesur për zonjën 73-vjeçare nga Durrësi të prekur nga koronavirusi janë vendosur në vetëkarantinë, raporton Top Channel. Mjekëve dhe infermierëve u janë kryer të gjitha analizat përkatëse për të parë nëse janë prekur nga koronvirusi.

Ndërkohë pak minuta më parë ABC News raportoi se pacientja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

Gruaja 73 vjeçare me iniciale Xh.G është viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Aktualisht në vend janë konfirmuar pozitiv 12 persona.