Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 12:12

E fundit: Ndërron jetë pacientja nga Durrësi me koronavirus

Ka ndërruar jetë pacientja nga Durrësi e cila ishte konfirmuar e infektuar me Koronavirus. Gazetari i Abc News Leonida Musaj ka mësuar nga burime brenda spitalit se 73 vjeçarja ka ndërruar jetë pak minuta më parë për shkak të komplikacioneve të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

Gazetari raporton se gruas i kanë dalë veshkat jashtë funksionit dhe gjendja shëndetësore ishte shumë kritike. Pasi u bënë gati ta nisin për në Tiranë, mjekët e zbritën 73-vjeçaren nga autoambulanca për ta rifutur në spital pasi gjendja ishte kritike. 

Gruaja 73 vjeçare me iniciale Xh.G është viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri. Aktualisht në vend janë konfirmuar pozitiv 12 persona.

Burimi: abcnews.al