380 shqiptarë kanë mbërritur në portin e Durrësit nga Italia ditën e sotme, raporton Top Channel. Të gjithë personat që kanë mbërritur në Durrës dhe pritet tu nënshtrohen testeve përkatëse për të parë nëse rezultojnë mbartës të koronavirusit Covid-19. Gjithashtu mëngjesin e së martës në portin e Durrësit kanë mbërritur me traget nga Italia 630 udhëtarë.
Mirëpo siç e pamë matja e temperaturës së personave që vijnë nga shtetet e tjera nuk është efektive duke qenë se simptomat mund të duan ditë që të shfaqen.
Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme shumë ambiente publike janë mbyllur dhe është bërë thirrje që të shmangen të gjithë ambientet publike ku ka shumë njerëz.
