Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Mars 2020, 10:10

Kufizimi i transportit, Ministria e Shëndetësisë publikon rregullat e reja ndaj koronavirusit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e reja për mos përhapjen e koronavirusit. Ajo bën thirrje që shqiptarët të kufizojnë lëvizjet dhe të ruajnë distancën prej 1 metër.

Tetë rregullat e reja të publikuara:

-Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill.

-Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente përa rgëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill.

-Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri.

-Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
-Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars.

-Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.

-Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020.

-Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë.

“Bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishÄ?m për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.  Respektoni rregullat e reja.Ju lutem kufizoni lëvizjet për parandalimin e përhapjes së #COVID-19“, shprehet ministrja në një postim në Facebook.