Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e reja për mos përhapjen e koronavirusit. Ajo bën thirrje që shqiptarët të kufizojnë lëvizjet dhe të ruajnë distancën prej 1 metër.
Tetë rregullat e reja të publikuara:
-Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill.
-Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente përa rgëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill.
-Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri.
-Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
-Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars.
-Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.
-Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020.
-Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë.
“Bashkëpunimi me qytetarët është shumë i rëndësishÄ?m për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Respektoni rregullat e reja.Ju lutem kufizoni lëvizjet për parandalimin e përhapjes së #COVID-19“, shprehet ministrja në një postim në Facebook.
