Pak orë pas urdhrit të Kryeministrit për mbylljen e ambienteve publike, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, autoritetet policore kanë zbarkuar në terren.
Mbi 215 patrulla u angazhuan për zbatimin e masave pas telegramit nga kreu i Policisë së Shtetit drejtuar drejtorëve të policive nëpër qarqe për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pub-eve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive, mbi 215 patrulla u angazhuan për zbatimin e këtyre masave.
Rezultati: 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pub-e dhe 18 lokale me muzike live të mbyllura.
Në një njoftim për mediat, “Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore”.
Burimi: tvklan.al
