Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahretin Koxha ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit në vend. Në një konferencë për mediat Koxha tha se personi i prekur është mashkull dhe është infektuar ë një udhëtim në Evropë
“Të gjithë anëtarët e familjes dhe të afërmit e tij janë nën mbikëqyrje. Një rast apo disa raste me koronavirus nuk duhet të konsiderohen si një epidemi”, tha ministri.

Ministri turk kërkoi nga qytetarët të mos dalin jashtë vend në rast se nuk ekzitson nevoja dhe që t’i respektojnë udhëzimet për mbrojtje nga virusi. Turqia që muajin e kaluar mbylli kufirin e saj me Iranin, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri, i njohur si COVID-19, si dhe anuloi të gjitha fluturimet në këtë vend.
