Pas deklaratës së kryeministrit Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku tha se shumë shpejt do të mbyllen të gjitha ambientet që grumbullojnë njerëz, Policia e Shtetit ka shpërndarë sot një urdhër.
Ky urdhër përmban masat që do të ndërmerren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Këto masa lidhen kryesisht me shmangien e grumbullimit të njerëzve në ambiente të mbyllura apo të hapura, përfshirë këtu lokale, pube, palestra, aktivitete sportive, kulturore.

Urdhëri mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu.
