Pas rasteve të para të koronavirusit në vendin tonë, qeveria vendosi mbylljen e shkollave dhe universiteteve për 2 javë. Megjithatë Ministria e Arsimit duket se ka gjetur mënyrën për t’i mbajtur nxënësit të angazhuar edhe gjatë pushimeve. Ministrja e Arsimit Besa Shahini, përmes Facebook ka njoftuar se leksionet e matematikës dhe kimisë do të mund të ndiqen në RTSH Shkollë dhe RTSH 1.
Leksionet e matematikës për klasat e 6 dhe deri te klasat e 12-a do të zhvillohen ditën e nesërme nga ora 10:30-12:00 në RTSH Shkollë.
Ndërsa leksionet e kimisë për klasat e 8 dhe deri te klasat e 12-a do të zhvillohen nga ora 18:00-19:30 në RTSH 1.
Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar edhe platformën Akademi.al, ku nxënësit mund të regjistrohen dhe të ndjekin video-leksionet nga mësuesit, si dhe të bëjnë pyetje për ato që nuk kuptojnë.

