Nga Shqipëria / E Martë 10 Mars 2020, 21:09

Erdogan refuzon t’i japë dorën ambasadorit shqiptar

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan ka refuzuar t'i japë dorën ambasadorit shqiptar në Ankara, Kastriot Ribos, për shkak të Koronavirusit. Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo u prit në Kompleksin Presidencial ku iu pranuan letrat kredenciale.

Nga video e publikuar nga agjencia e lajmeve Anadolu, në momentin e takimit, ambasadori jonë zgjati dorën për t’u përshëndetur me presidentin turk, por Erdogan preferoi një përshëndetje me dorën në gjoks duke thënë “Korona”.

Ribo prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, për të kaluar më pas në një foto të përbashkët.