Letra e një mësuesje italiane për babain e saj po bën sot xhiron e rrjetit. Katya Imbalzano, e lindur në Reggio Calabria e që jeton prej vitesh në Lombardi, i ka dërguar një letër dërguar të atit, që jeton në Calabri.
Ajo tregon se e do aq shumë të atin sa ka vendosur që t’i qëndrojë larg, nga frika se mund të jetë infektuar dhe mund të çojë virusin edhe tek të afërmit e saj.
“I dashur baba, në këto ora të gjithë po ia mbathin nga Milano për t’iu bashkuar të dashurve të tyre. Unë nuk e kam bërë. Mos mendo që nuk të dua… të dua kaq shumë sa që kam vendosur të qendroj larg. Më thuaj që je mirë dhe po me merr të gjitha masat parandaluese, është mirë kështu. Të dua nga largësia. Do të përqafohemi shpejt”, shkruan ajo.
Postimi i Katyas është bërë viral brenda pak orëve dhe pasi u shpernda mijëra herë në rrjete sociale, ajo tregoi për “Corriere della Sera”: “U preka nga pamjet e eksodit të shumë personave që, të frikësuar, ktheheshin tek njerëzit e tyre me trenin e parë të disponueshëm. Menjëherë mendova për njeriun që dua më shumë, babin, që është i vjetër dhe në këto momente ndodhet larg meje. Sigurisht, që mendimi i parë ishte të braktisja gjithçka e të nisesha, pastaj reflektova dhe nuk e bëra për të mirën e tij. Ja përse e shkruajta këtë letër. Të mësojmë të duhemi në distancë, në këto momente është e nevojshme. Pastaj gjithçka do të kalojë dhe do të kthehemi tek përqafimet, ato të vërtetat”.

