Nga Shqipëria / E Martë 10 Mars 2020, 17:05

Koronavirusi/ Rama: Stafi mjekësor rrogë shtesë 1 mijë euro, sanitarët dhe shoferët...

Kreu i qeverisë Edi Rama, në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme ka bërë me dije se për të gjithë mjekët dhe infermierët që do të angazhohen për pacientët e koronavirusit, do të paguhen në fund të muajit 1 mijë euro, ndërsa shoferët e ambulancave dhe sanitaret, 500 euro.

“Personeli mjekësor që merret në vijë të parë me koronavirus, kemi vendosur që do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj, mjekët dhe infermierët deri në mbarimin e epidemisë, dhe sanitarët e shoferët 500 euro”, tha kryeministri. 

Rama deklaroi se të gjitha ambientet që mbledhin shumë njerëz do të mbyllen. 

“Do t’i mbyllim të gjitha, pub-et, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do t’i mbyllim të gjitha për të vendosur njerëzit të parët. Nuk do të doja të isha kurrë në këtë pozicion, por kjo është gjëja që duhet bërë. Janë kufizuar kontaktet këtu në këtë godinë. Edhe kjo mbledhje sot dhe mbledhje të tjera që do t’i bëjmë kështu janë diçka e rrallë”, tha Rama.