Nga Shqipëria / E Martë 10 Mars 2020, 15:03

Gjenden të pajetë në rrugë 44 vjeçari nga Durrësi dhe 79 vjeçari nga Tirana

Dy persona janë gjetur të pajetë në rrugë. Bëhet fjalë për një 44 vjeçar me iniciale E.K, i cili është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth dhe një 79 vjeçar me iniciale Sh.A i cili është gjendur i vdekur tek Kopështi Zoologjik në trotuar.

Në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Megjithatë grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e ngjarjeve.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

"Rreth orës 13:15, në Fermë  Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth E.K.,44 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes"


Njoftimi i Policisë së Tiranës: 

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Burimi: "Shqiptarja.com"