Dy persona janë gjetur të pajetë në rrugë. Bëhet fjalë për një 44 vjeçar me iniciale E.K, i cili është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth dhe një 79 vjeçar me iniciale Sh.A i cili është gjendur i vdekur tek Kopështi Zoologjik në trotuar.
Në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Megjithatë grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e ngjarjeve.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
"Rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth E.K.,44 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes"
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Burimi: "Shqiptarja.com"
