Shqipëria është prekur nga Koronavirusi dhe ka shkuar në 10 numri i të prekurve. Për të ndaluar përhapjen në një shkallë të gjerë janë marrë masa të një sigurie të lartë dhe janë publikuar këshillat e duhura nga Ministria e Shëndetësisë.
Një rëndësi të veçantë duhet t'i kushtojmë ushqyerjes dhe së fundmi e ftuar në emisionin "Rreze Dielli", nutricionistja Enkeleda Ferrollari është shprehur se duhet të konsumojmë ushqime që rritin imunitetin.
"Nga paniku ka mite të ngritura. Dëgjohet gjithandej që konsumoni raki dhe hudhra. Abuzohet dhe njerëzit bien në kurthe që mund t’u kthehet mbrapsh. Ka shumë pak kohë që është shfaqur koronavirus, sa të kemi studime për ushqimet që bëjnë mirë për koronavirusin. Së dyti nuk ka asnjë ushqim që lufton një sëmundje të caktuar është e pamundur. Rekomandohet një dietë e ekuilibruar, një tërësi ushqimesh e kompletuar. Ka ushqime që bëjnë mirë për të forcuar imunitetitn, jo për të luftuar e zhdukur koronavirusin si frutat, perimet, qumështi dhe çajrat bimorë", u shpreh Ferrollari. /
Burimi: "Iconstyle"
